Telegrafi

Liverpooli pas Sirigut

PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 30: Goalkeeper, Salvatore Sirigu of PSG gives his team mates instructions during the Group F UEFA Champions League match between Paris Saint-Germain v FC Barcelona held at Parc des Princes on September 30, 2014 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Salvatore Sirigu nuk duket i kënaqur si rezervist te PSG dhe po mendon largimin në verë.

Mediat franceze besojnë se prapa portierit italian qëndron Liverpooli, që është i gatshëm t’i ofrojë një vend si startues, pasi Simon Mignolet do të largohet me gjasë.

Mignolet ka rinovuar kontratën në janar me Liverpoolin, megjithatë kjo nuk përbën ndonjë pengesë për klubin anglez.

Sipas “BuzzSport”, Liverpooli do të dalë me një ofertë në verë për portierin e PSG-së.

Sirigu ka qenë portieri titullar i PSG-së, por situata e tij ka ndryshuar në këtë sezon kur në ekip u afrua gjermani Kevin Trapp që ka marrë tashmë numri një. /Telegrafi/