Liverpooli ka arritur të shënojë fitore të thellë 4-0 ndaj Southamptonit në takimin e vlefshëm për javën e 25-të në Ligën Premier.
Reds kanë marrë edhe fitoren e 24-të nga 25 ndehsje gjithsej në kampionat, duke vazhduar sigurt rrugën drejt titullin kampion.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga vendasit, por pa arritur të gjejnë golin.
Rasti më i mirë për të shënuar ishte në minutën e 32-të nga një penallti e akorduar nga gjyqtari, por e anuluar më pastaj nga VAR-i.
Even at the break. #LIVSOU https://t.co/QE97wXyeEk
— Liverpool FC (@LFC) February 1, 2020
Në pjesën e dytë, Reds arritën të shënojnë katër gola gjithsej për të marrë një fitore të madhe.
Alex Oxlade-Chamberlain (47’) shënoi për 1-0, ndërsa Jordan Henderson (60’) dyfishoi epërsinë.
Pas këtyre dy golave në skenë doli Mohamed Salah, i cili shënoi dy gola, ku i pari erdhi në minutën e 72-të për 3-0, ndërsa në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Another big Anfield performance! UP THE REDS! ✊ https://t.co/eW3cxBFahN
— Liverpool FC (@LFC) February 1, 2020
Pas kësaj fitore, Reds kanë 73 pikë në vendin e parë, ndërsa Southamptoni renditet i 11-ti me 31 pikë.
Në takimin e radhës, Liverpooli udhëton te Norwichi, ndërsa Southamptoni e pret Burnleyn. /Telegrafi/
https://twitter.com/Kloppholic/status/1223640817123962883
https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1223642636411641857
https://twitter.com/Kloppholic/status/1223645090293452800
The interplay between Salah and Firmino and then Salah bundles it into the net for a fantastic 4-0 win!#LFChttps://t.co/vgnf5vvOgf
— Love4 Liverpool FC (@Love4LFC) February 1, 2020