Liverpooli ka arritur të fitojë ndaj Mariborit si mysafir me rezultat 7-0.
Skuadra angleze e nisi furishëm takimin pasi që Firmino gjeti goli pas asistimit të Salah që në minutën e katërt.
Pas tij në minutën e 13-të e gjeti portën edhe Coutinho që shënoi nga 10 metra.
Golat e Liverpolit nuk u ndalën. Erdhi radha e Salah i cili pas një gabimi të mbrojtjes u asistua nga Firmino dhe me një gjuajtje nga afër shënoi për 3-0.
Liverpooli ndeshje praktikisht e mbylli në minutën e 40-të, pasi Salah gjeti golin e dytë personal.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat,
Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli gjeti edhe golin e pestë. Ishte Firmino ai që shënoi në minutën e 54-të me kokë.
Goli i dytë i Firminos në këtë ndeshje.
Në minutat e fundit të ndeshjes kishte kohë edhe për golat e Alex Oxlade-Chamberlain dhe Alexander-Arnold , që e mbyllën ndeshjen me rezultat 7-0.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Spartak mposhti Sevillan me rezultat 4-1.
Liverpooli tani ka pesë pikë, po aq sa ka Spartak. Sevilla ka katër pikë, ndërsa Maribor mbetet në vendin e fundit me një pikë. /Telegrafi/
Solid start for #Liverpool Salah does great to set up Firmino #MARLIV pic.twitter.com/2Ioo2pzT5U
— dave (@DesTaquito1) October 17, 2017
SALAH pic.twitter.com/L77UHZRlyc
— Georgino Wijnaldum (@WijnaldumLFC) October 17, 2017
Roberto #Firmino makes it F I V E. pic.twitter.com/fLVdfjceLx
— Phil Coutinho (@LfcNo10) October 17, 2017