Philippe Coutinho u lëndua në fitoren e Liverpoolit 2-0 ndaj Sunderlandit.
Sipas Mirror, braziliani pritet të kthehet për Reds në javën e fundit të dhjetorit.
24-vjeçari u lëndua në kyçin e këmbës, e gjitha kjo pasi lojtari kundërshtar Didier Ndong në tentim për të larguar topin e goditi fuqishëm këmbën e yllit të Liverpoolit.
Skanimi nga doktorët e skuadrës do të bëhet nesër ( e hënë) dhe të gjithë shpresojnë që dëmtimi të jetë sa më i lehtë.
Përveç Coutinhos, te skuadra e Jurgen Klopp të lënduar janë edhe Adam Lallana, Daniel Sturridge dhe Roberto Firmino.
Aktualisht Reds renditen në vendin e dytë me 30 pikë, një më pak se Chelsea në pozitën e parë. /Telegrafi/