Juventusi dhe skuadrat tjera të interesuar mund të mos e marrin Emre Canin, pasi raportohet se Liverpooli i kanë ofruar atij një kontratë të re të madhe për të qëndruar në Anfield.
Bianconerët kurrë nuk e kanë mohuar propozimin e tyre ndaj mesfushorit të Kombëtares së Gjermanisë.
Kjo pasi Can në marrëveshjen e tanishme me Reds ka kontratë valide e cila do të përfundojë në qershor.
Ai do të jetë një agjent i lirë në verë, por Liverpooli po bën një ofertë të fundit për të mos e humbur atë, pasi e sheh si një lojtar të rëndësishëm.
Sipas mediumit anglez The Sun, Reds i kanë ofruar Canit një pagë prej 200 mijë funtesh në javë me qëllim që ta ndalojë atë të largohet.
Juve gjithashtu përballen me konkurrencë nga Manchester City nëse 24-vjeçari largohet nga Liverpooli.
Interesim për gjermanin ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij, Bayern Munichu, ndërsa duarkryq nuk ka qëndruar as Real Madridi.
Mediumi anglez ka raportuar gjithashtu se javëve në vazhdim pritet që gjithçka të bëhet definitive për të ardhmen e Can. /Telegrafi/