Klubi anglez, Liverpooli thuhet se i ka ofruar mbrojtësit të talentuar, Conor Bradley, një rritje të pabesueshme page për rinovimin e kontratës.
Sipas The Sun, Bradleyt i është ofruar një kontratë e re pesëvjeçare gjatë negociatave të fundit me drejtuesit e Liverpoolit.
21-vjeçari është bërë një rezervë e besueshme për Trent Alexander-Arnold, i cili ka pësuar lëndime të shumta këtë sezon.
Reprezentuesi i Irlandës së Veriut vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot.
Pavarësisht nënshkrimit të kontratës së tij të mëparshme vetëm 15 muaj më parë, klubi është i etur për të siguruar të ardhmen e tij për të paktën pesë vjet të tjera.
Marrëveshja e re e ofruar përfshin një pagë javore prej rreth 75,000 funtesh, një rritje e konsiderueshme nga 10,000 funte që fiton aktualisht.
Nëse marrëveshja përfundon, 21-vjeçari do të fitonte më shumë se Ibrahima Konate dhe Luis Diaz.
Negociatat po zhvillohen pasi e ardhmja e Alexander-Arnold në Liverpool mbetet e pasigurt, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit aktual.
26-vjeçari ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Real Madrid pasi të përfundojë marrëveshja e tij. Zhvillimet e fundit me Bradley mund të thjeshtojnë kërkimin e Liverpool për një zëvendësues në skuadrën e Arne Slot sezonin e ardhshëm.
Deri më tani këtë sezon, Bradley ka bërë 22 paraqitje për Liverpool në të gjitha garat, duke dhënë dy asistime. /Telegrafi/