Ka vazhduar forma e mirë e Liverpoolit në Ligën Premier.
Reds arritën fitoren e katër në sezonin 2016/17 pasi shkatërruan Hull Cityn në Anfield me rezultat 5-1.
Goli i parë erdhi nga Adam Lallana në minutën e 18-të pas një bashkëveprimi të bukur me Philippe Coutinhon.
James Milner në minutën e 29-të nga pika e bardhë dhe Sadio Man në minutën e 36-të, dërguan Reds në pushim me rezultat 3-0.
Goli i nderit në këtë takim për mysafirët erdhi në minutën e 51-të nga David Meyler, por pas një minute u përgjigj Coutinho me një gol fantastik nga distanca.
Për rezultatin final u përkujdes Milner, i cili shënoi edhe një herë nga penalltia.
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tretë me 16 pikë nga gjashtë ndeshje. Takimi i rashës i Reds është ndaj Swanseas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kwmB79xMAgw
Coutinho what a beauty pic.twitter.com/otMOszODAB
— larri cańonga (@Ricardo27rico) September 24, 2016
https://www.youtube.com/watch?v=Be6NNwuQsyg