Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në takimin ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 25 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Bobby Reid, duke i zënë The Reds në befasi.
Liverpooli filloi të këndellej, mirëpo Fulhami ishte i kujdesshëm në fazën defazive, duke mos lejuar hapësira.
Behind at the break.#FULLIV
— Liverpool FC (@LFC) December 13, 2020
Në pjesën e dytë, Jurgne Klopp kërkonte më shumë angazhim nga lojtarët e tij, dhe presioni filloi të rritej.
Kampioni në fuqi fitoi një penallti në minutën e 79-të, të cilën në gol e konvertoi Mohamed Salah, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Pas javës së 12-të, Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Topttenhami si lider, derisa në xhiron e 13-të takohet pikërisht me Spurs. /Telegrafi/
https://twitter.com/poloniumtv/status/1338186064104742913