Telegrafi

Liverpooli nuk interesohet për Sneijder

Futbollisti holandez, sipas të gjitha gjasave, do t’i braktisë zikaltrit në afatin kalimtar të janarit, ndërsa klube të ndryshme nga Liga Premier përfolen si pjesë e të ardhmes së tij.

Ndër to është edhe Liverpooli, megjithatë The Sun njofton se Redsat nuk janë të interesuar për mesfushorin kreativ. /Telegrafi/