Site icon Telegrafi

Liverpooli nuk gabon ndaj Burnleyt, fiton dhe qëndron në ‘Top 4’ (Video)

Liverpooli ka fituar kundër Burnleyt me rezultat të ngushtë 2-1.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Burnleyt, pasi në fillim ishin duke humbur me rezultat 1-0, por arritën të kthehet dhe të fitojnë në fund.

Burnley e nisi lojën më mirë duke shënuar një gol të shpejt në minutën e shtatë me anë të Ashley Barnes, i cili shënoi një gol të bukur dhe përmbylli një aksion të mirë nga asistimit Matthew Lowton.

Goli i epërsisë i shënuar nga Barnes

Pas këtij goli të pësuar, ‘Reds’ u hodhën në sulm me të gjitha forcat, por golin e barazimin e gjetën vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, ku Georginio Wijnaldum shënoi nga afërsia për 1-1 dhe skuadrat shkuan në pushim.

Festa e holandezit pas golit të barazimit

 

Në pjesën e dytë, skuadra nga Anfield arriti të shënoj edhe një gol dhe të kalojë në epërsi ndaj Burnley me rezultat 2-1.

Ishte mesfushori turko-gjerman, Emre Can, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 61 pas asistimit të Divock Origit dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Can duke iu gëzuar golit të bukur së bashku me bashkëlojtarët

Deri në fund të takimit, Reds arritën të ruajnë mirë epërsinë dhe në fundit iu gëzuan fitores 2-1 kundër Burnleyt.

Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Burnley në vendin e 12 me 31 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version