Site icon Telegrafi

Liverpooli nuk gabon ndaj Brightonit, fiton ndeshjen e tretë radhazi në Ligën Premier

Mohamed Salah (Getty Images)

Liverpooli ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka marr edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshje në Ligën Premier dhe duke qenë me pikë maksimale.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim total të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, goditën shtyllën, por gjetën edhe një gol.

Liverpooli i Kloppit ka tri fitore nga tri ndeshje deri më tani (Getty Images)

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin shtylla e Trent Alexander-Arnold (15′) dhe ai i Roberto Firminos (44′) që shkoi pranë portës.

Goli i vetëm në këtë 45 minuta lojë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.

Në pjesën e dytë, Liverpooli vazhdoi trysninë duke sulmuar dhe duke provuar të përfundoj sa më shpejt epilogun e fituesit.

Megjithatë, edhe përkundër shumë rasteve të krijuara, rezultati mbeti ai i njëjti dhe Liverpooli fitoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Reds kanë nëntë pikë në vendin e parë, ndërsa Brigton në vendin e 12-të me tri pikë. Në ndeshjen e radhës, Liverpooli udhëton te Leicester City, teksa Brightoni e pret në shtëpi Fulhamin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1OMqOQcjrIM

 

 

Exit mobile version