Telegrafi

Liverpooli nuk është i gatshëm ta shesë Firminon

U raportua se Liverpooli po mendon ta shesë Roberto Firminon me të përfunduar ky sezon.

Por, Daily Star raporton se The Reds nuk e duan largimin e brazilianit edhe për disa vite, shkaku që Jurgen Klopp i beson shumë lojtarit.

Bayern Munich thuhet se e dëshiron transferimin e Bobi Firminos, mirëpo trajneri gjerman ka refuzuar shitjen e tij në këtë verë.

Gjashtë herë kampioni evropian po e kërkon transferimin e Timo Werner nga Rasenball Sport Leipzig, derisa të dyja klubet janë në bisedime.

Lexo po ashtu Bayerni synon të dërgojë ofertë të lartë për Firminon

Liverpooli mendohet se është në garë edhe për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, e për të janë të interesuar edhe Manchester United e Chelsea.

Sidoqoftë, skuadra angleze nuk e ka në plan të shesë sulmuesin brazilian edhe nëse e transferon Wernerin. /Telegrafi/