Site icon Telegrafi

Liverpooli njofton se Salah ka nënshkruar kontratë të re

Mohamed Salah gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Liverpooli njofton se Mohamed Salah ka nënshkruar kontratë të re, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Por, sipas gazetarit James Pearce lojtari ka nënshkruar për pesë vitet e ardhshme dhe nuk ka klauzolë.

26-vjeçari ishte ylli kryesor pas suksesit të skuadrës angleze në sezonin e fundit.

Mohamed Salah për shkak të lëndimit në finale të LK-së nuk kishte mundësi të luajë me Egjiptin në dy ndeshjet e parë në Botëror (Foto: Getty Images)

Ai shënoi në 44 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat, e gjitha kjo në sezonin e tij të parë pas transferimit nga Roma.

Për këtë lëvizje nga Liverpooli u shpreh i lumtur edhe trajneri Jurgen Klopp:

“Shpërblyem një person që u paraqit dhe kontribuoi shumë për skuadrën dhe klubin në sezonin e fundit”.

Lexo po ashtu Salah tregohet edhe njëherë i madh: Qindra tifozë "pushtojnë" shtëpinë e egjiptianit, futbollisti u përgjigjet me autografe

“Po ashtu demonstron dy gjëra, besimin e tij te Liverpoolit dhe atë tonin tek ai. Ne duam që talentet e klasit botëror të kenë shtëpi Anfieldin dhe kështu ata mund të përmbushin ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Ne jemi punuar shumë së bashku për të arritur këtë”.

“Kur dikush si Mo Salah thotë se ky vend është shtëpia ime, flet shumë… mendoj se Mo reflekton se ku jemi ne si skuadër. Sezoni i fundit ishte me shumë momente speciale, por ne duam më shumë”, ka shtuar gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version