Liverpooli ia ka shënuar katër gola Manchester Unitedit në pjesën e parë të duelit ndërmjet tyre në Old Trafford.
Redsat e filluan mjaft mirë takimin duke bërë presion mbi mbrojtjen vendase. Ishte minuta e pestë e takimit, kur Naby Keita tundi rrjetën e Djajve të Kuq. Mesfushori pranoi një asistim nga Mohamed Salah para se të shënonte.
Një harkim të ulët në zonë të Trent Alexander-Arnold e priti Diogo Jota për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës mysafire (13’).
Nuk mund të mungonte goli i Mohamed Salah (38’), të cilit ia ktheu shërbimin Keita për golin e tretë në këtë takim.
Por, anësori egjiptian nuk u ndal me kaq. Në minutat shtesë të gjysmës së parë realizoi edhe golin e dytë personal, pasi pranoi një top nga Jota dhe goditja ishte thjeshtë që u ndal në rrjetë.
IT'S FOUR!!!!!!!!!!!!! SALAH AGAIN!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/II79z6yRA1
— Liverpool FC (@LFC) October 24, 2021
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka se çfarë t’u thotë të zgjedhurve të tij në zhveshtore, ashtu që pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Unitedit në fraksionin e dytë. /Telegrafi/
https://twitter.com/YD7_7p/status/1452298485571719181
The Goal of Diogo Jota for Liverpool in video ! 🤯🎥#MUNLIV #LFC 🔴 https://t.co/otK3ffFoDA
— Reds Report (@_RedsReport) October 24, 2021
The Goal of Mohamed Salah for Liverpool in video ! 🤯🎥#MUNLIV #LFC 🔴 https://t.co/9ITqnM4n0n
— Reds Report (@_RedsReport) October 24, 2021
مان يونايتد 0 × 4 ليفربول | جوووووووووووووووووووووووووووووول ثاااالث Salah HD
https://t.co/krxuodWo7F— mido nasser (@midonaasser) October 24, 2021