Telegrafi

Liverpooli nënshkruan marrëveshje me Adidas

Siç mëson News of the World, Adidas dëshiron të rinovojë për dhjetë vjet të tjera, pasi që Liverpooli së bashku me Manchester Unitedin janë dy skuadrat që shesin më shumë fanella gjatë një sezoni.

Manchester United deri tani ka nënshkruar marrëveshjen më të shtrenjtë të sponsorimit, pasi që për 13 vite Djajtë e Kuq do të përfitojnë 300 milionë funte edhe pse Nike mban të drejtën e të gjitha pajisjeve sportive të United. /Telegrafi/