Lojtari më i mirë i NBA, LeBron James që luan me Clevland Cavaliers, di të vizionar edhe jashtë basketbollit.
Lojtari që e ka fituar tri herë titullin në NBA, ka fituar edhe nga kalimi i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në finale Liverpool do të luajë me Real Madridin.
Sipas ESPN, LeBron James kishte investuar 6.5 milionë dollarë për të blerë 2 për qind të aksioneve të klubit.
Kalimi i Liverpoolit në finale i ka pesëfishuar paratë e lojtarit, pasi tani aksionet vlejnë 32 milionë.
Nuk është hera e parë që LeBron James tregon aftësitë e tij në biznes.
Ai ka investuar edhe në Beats by Dre dhe Blaze Pizza.
Sipas Forbes, vlera e Liverpoolit është rritur nga 477 milionë dollarë në vitin 2010 në 1 miliard e 600 milionë në ditët e sotme. /Telegrafi/