Liverpooli konfirmohet se po kalon nëpër një krizë të thellë, derisa ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier.
The Reds ishin në avantazh ndaj Leicesterit, por në fund skuadra vendase e përmbysi duke shënuar dy gola për dy minuta dhe në fund e fituan takimin 3-1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë 45 minutat e dytë të kësaj sfide ishin të zjarrtë ku u realizuan katër gola.
Roberto Firmino me një asistim magjik shërbeu Mohamed Salah i cili kaloi të kuqtë në epërsi 0-1 në minutën e 67-të.
Rikthimi i vendasve filloi në 11 minutat e fundit të ndeshjes, me James Maddison që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 79-të.
Vetëm pas dy minutash vendasit kaluan për herë të parë në epërsi, me golin e realizuar nga Jamie Vardy.
Në minutën e 85-të vendasit realizuan edhe golin e tretë dhe të fitores 3-1 me autor Harrison Barnes.
Me këtë ndeshje, Liverpooli konfirmon krizën e thellë pasi ka pësuar në tri sfidat e fundit në Ligën Premier.
Leicester me këto tri pikë ngritët në vendin e dytë në tabelë me 46 pikë, derisa Liverpooli mbetet i katërti me 40 pikë. /Telegrafi/