Telegrafi

Liverpooli në finale, Shaqiri i saktë nga pika e bardhë (Video)

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por dështonin të ishin konkret para golit.

Goli i vetëm në kohën e rregullt erdhi nga sulmuesi austriak në formë, Marko Arnautovic, i cili në minutën e 45-të u asistua nga Bojan Krkic.

Në vazhdime nuk kishte gola dhe kështu finalisti u vendos me anë të penaltive (5-6).

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-1 për Reds, ndërsa në finale do të luajnë me fituesin e ndeshjes Everton-Manchester City.

Vlen të theksohet se në këtë takim Xherdan Shaqiri luajti nga minuta 78-të dhe ishte i saktë nga pika e bardhë. /Telegrafi/ 

Goli i Arnautovic ndaj Liverpoolit.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 26 January 2016

Të gjitha penalit e gjysmëfinales në mes Liverpoolit dhe Stoke Cityt. Vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri ishte i saktë nga pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 26 January 2016