Liverpooli është në bisedime për një marrëveshje të re rekorde me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Nike për fanellat e tyre të reja.
Kampioni evropian është në sezonin e tyre të pestë dhe të fundit të kontratës së tyre aktuale me kompaninë New Balance.
Kjo marrëveshje vlen 45 milionë funte në vit, por sipas revistës Forbes, djelmoshat e Jurgen Klopp mund të veshin fanella Nike nga sezoni 2020/21.
Një marrëveshje e re me kompaninë Nike mund të prishë rekordin Manchester Unitedit që fiton 75 milionë funte në sezon me Adidasin.
▫️ Liverpool FC x Nike – Concept kit
.#LFC #Liverpool #LiverpoolFC #Nike #YNWA pic.twitter.com/kIr7LKzztu— Clément Thiery (@Saintetixx) August 17, 2019
LFC partnering with Nike next season?👀 Here are some of my many kit concepts I’ve made With Lfc Nike: pic.twitter.com/abylMMu509
— Max (@MaxGraphics11) August 22, 2019
Por, United është shumë larg gjigantëve spanjollë të Barcelonës dhe Real Madridit për sa i përket marrëveshjeve më fitimprurëse të fanellave.
Real Madridi fiton 98 milionë funte neto në sezon nga Adidasi, ndërsa Barcelona udhëheq listën me 100 milionë funte në sezon nga Nike. /Telegrafi/