Telegrafi

Liverpooli ndalet nga Brighton në super ndeshjen që u shënuan katër gola

Liverpooli ka barazuar me Brighton (2-2) në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për të besuarit e Jurgen Klopp që gjetën golin që në goditjen e parë në portë.

Ishte Jordan Henderson që shënoi për 1-0 pas një asistimi të Mohamed Salah.

https://twitter.com/Watch_LFC/status/1454449678540476419

Loja e mirë e vendasve vazhdoi dhe goli i dytë erdhi në minutën e 24-të, kur Alex Oxlade Chamberlain gjeti Sadio Manen që tundi tjetën për 2-0.

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1454454461057753091

Por pa u mbyllur pjesa e parë, Brighton u kthye në lojë.

Enock Mwepu ishte ai që gjeti rrjetën në minutën e 41- për 2-1.

Në pjesën e dytë Liverpooli nuk ishte në formën që jemi mësuar edhe pse shënoi në minutën e 48-të me Salah, por goli u anulua për pozitën jashtë lojës.

Në minutën e 65-të i barazuan shifrat, kur Leandro Trossard shënoi nga afër për 2-2.

I njëjti shënoi edhe në minutën e 76-të, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat tentuan të shënonin, më gola nuk kishte, duke bërë që skuadrat të pajtohem me nga një pikë.

Ky barazim e mban Liveproolin në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Brighton janë të 6-tit me 16 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore