Site icon Telegrafi

Liverpoolit mund t’i bie short i vështirë në Ligën e Kampionëve, një ‘grup i vdekjes’ parashikohet për kampionët

Liga e Kampionëve do ta hedh shortin pas më shumë se një javë, ku me kureshtje por priten përbërjet e grupeve.  

Liverpool i është kampioni në fuqi, pasi fitores 2-0 nadj Tottenham në finalen e Madridit.

Në këtë rrugëtim nuk ka qenë edhe aq e lehtë për djemtë e Jurgen Klopp, që vinin pas një finaleje të humbur.

Liverpool e nisi një një grup aspak të lehtë me klube si Paris Saint-Germain, Napoli dhe Cervena Zvezda.

Tani Liverpool duhet ta përgatis vetën edhe për një grup të ngjashëm.

Situata ende nuk është e çartë, pasi priten të mbyllen edhe ndeshjet e paly-off, por skenari më i lehtë për The Reds do të ishte një grup me emra si Shakhtar Donetsk, CFR Cluj dhe APOEL Nicosia.

Por skenari më i vështirë do të ishte: Liverpool, Real Madrid, Inter dhe RB Leipzig.

Një përballje e Liverpoolit me Realin do të ishte e madhe, pasi do të shihej përballja mes Mohamed Salah dhe Sergio Ramos.

Tani fansat e Liverpoolit duhet të presin deri më 29 gusht për ta parë shortin. /Telegrafi/

Exit mobile version