Telegrafi

Liverpooli mposhtet në Anfield

Të Kuqtë kanë pësuar humbjen e katërt radhazi (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën Premier), duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga ekipi francez.

Liverpooli ishte skuadër dukshëm më e mirë në pjesën e parë të takimit me ç’rast arriti të krijojë edhe avantazh.

Ishte Yossi Benayoun lojtari i cili u gjet më së miri pas një rrëmuje të krijuar para portës Lloris, dhe ia dha epërsinë skuadrës vendase (41’).

Në pjesën e dytë francezët baraspeshuan ndeshjen dhe arritën që ta barazojnë rezultatin, kur Gonalons Maxime arriti ta mposhtë portierin Pepe Reina pas disa intervenimeve të shkëlqyera (72’).

Në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1), vetëm tri minuta pasi u inkuadrua në lojë, Cesar Delgado shënoi golin e fitores për Lyonin që e mban në krye të Grupit E.

Në takimin tjetër të Grupit E, të zhvilluar ndërmjet Debrecenit dhe Fiorentinas, janë shënuar më së shumti gola, me ç’rast Viola ka dalë fitues me rezultat 4-3.

Pas xhiros së tretë, në Grupin E prin Lyoni me nëntë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Fiorentina me gjashtë pikë. /Telegrafi/