Telegrafi

Liverpooli mposht West Hamin

Pas 19 minutash lojë, Yossi Benayoun hap serinë e golave kur shënoi për 1-0 pas asistimit të Gerrard. David N’Gog iu rikthye golave kur shënoi për 2-0 pas shërbimit të Maxi Rodriguezit (29’).

Në fraksionin e dytë, portieri i West Hamit, Robert Green, në minutën e 59-të përfundoi takimin me një autogol.

Liverpooli ka ende gjasa matematikore për pozitën e katërt edhe pse gjasat reale janë minimale për shkak se The Reds kanë vetëm 59 pikë, pesë më pak se Tottenhami në vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe tre xhiro pa zhvilluar. /Telegrafi/