Liverpooli ka treguar se është një pretendent për titull duke mposhtur Stoke Cityn 4-1.
Ndeshjen e nisi më mirë Stoke që shënoi me anë të Jonathan Walters që në minutën e 12-të.
Por Liverpooli si në çdo ndeshje të këtij sezoni nuk u ngut dhe ktheu gjithçka brenda pjesës së parë.
Fillimisht shënoi Adam Lallana në minutën e 35-të, ndërsa pak minuta më vonë shënoi edhe Firminho një gol të jashtëzakonshëm.
Në pjesën e dytë Liverpooli nuk u ndal.
Ishte Gianelli Imbula që shënoi në portën e tij pas një aksionin të bukur të ‘The Reds’.
Pët ta mbyllur ndeshjen u kujdes Daniel Sturridge që me tu futur në lojë la shenjën e tij.
Ai ka pranuar një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja dhe ka kaluar edhe portierin me shumë qetësi për të shënuar për 4-1.
Liverpooli pas kësaj fitoreje ka 40 pikë, ndërsa Stoke City ka 21 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/SkyFantasyFooty/status/813805094005309440
https://twitter.com/SkyFootball/status/813807634725777408
Fantastic composure by @DanielSturridge to make it 4-1! pic.twitter.com/hau1dEKLSh
— Read Liverpool (@ReadLiverpoolFC) December 27, 2016