Telegrafi

Liverpooli mposht Prestonin, kalon në çerekfinale të EFL Cup

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Preston me rezultat 2-0, duke kaluar në çerekfinale të EFL Cup.

Jurgen Klopp kishte pushuar të gjithë skuadrën e parë për këtë takim, gjë që i kushtoi në pjesën e parë, duke mos krijuar asnjë rast të rrezikshëm.

Në anën tjetër Preson kishte disa raste, por që nuk ishte të saktë para portës.

Por Liverpool u këndell në pjesën e dytë, duke gjetur edhe golat.

Në minutën e 62-të ishte Neco Williams që asistoi te Takumi Minamino që shënoi për 1-0.

Fitorja u sigurua në minutën e 84-të, kur Divock Origi shënoi për 2-0.

Liverpooli pret shortin për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale të kësaj gare. /Telegrafi/