Site icon Telegrafi

Liverpooli mposht Newcastlen, ngjitet në vendin e dytë në Ligën Premier (Video)

Liverpool (Getty Images)

Liverpooli ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke mposhtur Laraskat dhe duke u ngjitur në pozitën e dytë në tabelë.

Pjesa e parë e takimit u përshkua me dominimin e vendasve, të cilët disa herë rrezikuan për të gjetur golin e parë të ndeshjes.

 Salah përsëri gjeti golin (Getty Images)

Megjithatë, atë e gjetën vetëm ne minutën e 30-të me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi pas asistimit të Alex Ox-Chamberlain dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi 1-0.

Edhe pjesa e dytë e takimit i takoi Liverpoolit, të cilët dominuan ndeshjen me raste dhe mbajtje të topit.

Reds gjetën edhe golin e dytë në minutën e 55-të me anë të Sadio Mane, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Roberto Firminos dhe ky goli të jetë goli i rezultat përfundimtar edhe përkundër shumë rasteve tjera në vazhdim.

Festa e Manes pas golit të shënuar (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë me 60 pikë apo 15 më pak se lideri Man City, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 16-të me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në udhëtim te rivali i urryer, Man United, ndërsa Newcastle e pret Southamptonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/VintageSalah/status/970003334420750339

Exit mobile version