Liverpooli ka arritur ta mposht Man Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen e Superkupës së Anglisë, apo siç njihet ndryshe, Community Shield.
Superkupa e Anglisë është zhbllokuar relativisht shpejt, pasi një tempo jo të vogël të fillim ndeshjes.
Liverpooli kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar me Mo Salah, Andrew Robertson dhe Luiz Diaz, por nuk gjeti rrjetën.
Por ndeshja u zhbllokua nga mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, i cili ka shënuar për epërsinë e Reds 1-0 në minutën e 21-të të takimit.
The assist 👑 grabs one for himself!@TrentAA #CommunityShield pic.twitter.com/EZV6t5wQsL
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 30, 2022
Man City ka mundur të barazojë në minutën e 34-të, por Erling Haaland nga afër nuk qëlloi mirë topin.
Pjesa e dytë nisi më mirë për qytetarët që rrezikuan më Riyad Mahrez në minutën e 47-të.
Manchester City ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e 72-të me Julian Alvarez që gjeti golin pas një tollovie në zonë për 1-1.
A debut goal for Julián Álvarez 💪#CommunityShield pic.twitter.com/8AfSWHuSPr
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 30, 2022
Goli i rishikua në VAR dhe u pa që ishte i rregullt.
Por Liverpooli nuk u ndal dhe vazhdoi me sulme për të kërkuar golin e fitores.
Në minutën e 81-të, Ruben Dias luan me dorë në zonë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
The Egyptian 👑 always delivers@MoSalah #CommunityShield pic.twitter.com/fjlhQXKmqM
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 30, 2022
Nga pika e bardhë përgjegjësinë e mori Mo Salah i cili ishte i saktë për 2-1.
Krejt në fund në kohën shtesë kishte festë edhe për blerjen e madhe të Liverpool, Darwin Nunez i cili shënoi për 3-1 me një goditje me afër.
Silencing the doubters 🤫@Darwinn99 is off and running for @LFC#CommunityShield pic.twitter.com/qLm9SN5sfO
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 30, 2022
Liverpooli fiton trofeun e parë të sezonit dhe dërgon sinjale që këtë edicion do të jetë skuadra për tu mposhtur jo vetëm në Ligën Premier. /Telegrafi/