Liverpooli ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Mariborit në Anfield.
Kjo ishte një fitore e lehtë për vendasit të cilët dominuan dukshëm nga fillimi deri në fund.
Pjesa e parë ishte pa gola edhe pse me shumë raste nga Reds.
Në minutën e 49-të Mohamed Salah shënoi golin e parë në takim pas asistimit nga Trent Alexander-Arnold.
Pas tre minutash James Milner humbi mundësinë për të shënuar gol, kjo pasi dështoi nga pika e bardhë.
Anglezi përmirësoi gabimin në minutën e 64, ai arriti të asiston te Emre Can për 2-0. Në minutat shtesë shënoi edhe Daniel Sturridge.
Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë me tetë pikë, ndjekur nga Sevilla me shtatë dhe Spartak Moska me pesë. Maribori renditet e fundit me një pikë.
Ndeshja e ardhshme e Reds në Grupin E është ndaj klubit spanjoll. /Telegrafi/