Telegrafi

Liverpooli mposht Burnleyn, ngjitet në vendin e katërt

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me shumë raste, ku fillimisht rrezikoi dy herë Sadio Mane, ndërsa pas tij Chris Wood i Burnleyt, por nuk arritën të gjenin rrjetën.

Rastet nuk u ndalen, por goli i parë erdhi në minutën e 41-të. Firmino ishte ai që shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë “The Reds” shënuan dy herë.

Në minutën e 52-të Sadio Mane harkoi dhe gjeti Nathaniel Phillips që shënoi për 2-0.

Krejt në fundin e ndeshjes, Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 3-0.

Liverpooli me këtë fitore kalon në vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve me 66 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore