Telegrafi

Liverpooli merr fitore të lehtë në udhëtim te Brentfordi dhe vazhdon të kryesojë i vetëm në Angli

Liverpooli ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar në udhëtim te Brentfordi me rezultat të thellë 1-4.

Për ta parë golin e parë tifozët e pranishëm në Brentford Community Stadium u desh të pritej minuta e 35-të, me Darwin Nunez që realizoi për 0-1 pas asistimit nga Diogo Jota.

Me epërsinë minimale të skuadrës mysafire u mbyllën edhe 45 minutat e para në këtë sfidë.

Liverpooli e nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur Mohamed Salah asistoi te Alex MacAllister i cili realizoi për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Në minutën e 68-të The Reds e trefishuan epërsinë, ku kësaj radhe Salah realizoi pas asistimit nga Cody Gakpo.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i realizuar nga Ivan Toney në minutën e 75-të për 1-3, por me kaq nuk përfundoi ndeshja.

Katër minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi holandez Cody Gakpo realizoi për rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas 25 xhirove, Liverpooli vazhdon të kryesojë në Ligën Premier me 57 pikë, pesë më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/