Liverpooli ka marrë një fitore komode 3-1 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Pas vetëm tetë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Virgil van Dijk, me Andy Robetson që ishte asistuesi.
Për golin e dytë të Liverpoolit u përkujdes Alex Oxlade-Chamberlain (32’), me Robetson që ishte sërish asistuesi.
https://twitter.com/drhasanzahid/status/1485262160276205577
Pjesa e dytë filloi më mirë për vendasit, që arritën të ngushtonin rezultatin në 2-1 me golin e realizuar nga Odsonne Edouard në minutën e 55-të, me Jean-Philippe Mateta që ishte asistuesi.
Deri në fund, Liverpooli nuk u dorëzuar dhe shënoi edhe golin e tretë me anë të Fabinhos (89′) që shënoi nga penalltia.
Pas javës së 23-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të takohet me Leicesterin. /Telegrafi/
Le pénalty de Fabinho, tiré à la perfection !
[1-3] #LFC #CRYLIV https://t.co/K2jJ8zLVH3
— Liverpool 🇫🇷 (@RedsFrance) January 23, 2022
https://twitter.com/NewsFTBL/status/1485269781439778825
Van Dijk goal pic.twitter.com/XiMrCZqyUw
— 🥷🏾 (@dhairya808) January 23, 2022