Telegrafi

Liverpooli me tentativë të re për Silvan

Trajneri i Redsave, Rafa Benitez, më herët kishte biseduar me Los Che për shërbimet e mesfushorit spanjoll, mirëpo ai ishte shprehur i pakënaqur për shkak se dikush nga Valencia kishte folur për këtë transferim.

Megjithatë, tani “The Independent” njofton se Benitez sërish do të provojë ta transferojë Silvan, duke shfrytëzuar raportet e mira që ka me klubin ku i ka kaluar tre vite të suksesshme.

Silva vlen 25 milionë funte, ndërsa sipas mediave, trajneri i Liverpoolit është i gatshëm të paguajë 22 milionë funte, menjëherë pas largimit të Xabi Alonsos drejt Real Madridit.