Site icon Telegrafi

Liverpooli ‘luan me zjarr’, shtyn bisedimet për rinovimin e kontratës së Salah

Klubi i madh anglez, Liverpool po shtyn bisedimet e reja për rinovimin e kontratës me sulmuesin Mohamed Salah, i cili është lidhur me Real Madridin.

Sulmuesi egjiptian shprehu admirimin e tij për Real Madridin dhe Barcelonën në një intervistë me gazetën AS muajin e kaluar.

Intervista e Salah nxiti shumë spekulime mbi të ardhmen e tij afatgjatë në Anfield, por drejtuesit nuk mendojnë se largimi i tij do të ndodh.

Lexo po ashtu Carragher: Komentet e Salah për largimin e tij ishin paralajmërim për drejtuesit e klubit

Sipas mediumit Star Daily, Liverpooli është thënë të ketë prioritete të tjera para se të bie dakord për një kontratë të re për yllin e tyre, Salah.

Kontrata e Salah mbaron në qershor të 2023, por drejtuesit e Reds besojnë se ka lojtarë të tjerë që do të përqendrohen së pari kur bëhet fjalë për diskutimin e kontratave të reja.

Midis atyre është holandezi Geroginio Wijnladum, marrëveshja e të cilit skadon në qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version