Midtjyllandi do të jetë nikoqir i Liverpoolit për takimin në rrethin gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, e që është e fundit për këtë rreth.
Takimi i parë ishte fituar 2-0 nga The Reds, ndërsa sonte luajnë nga ora 18:55 në stadiumin MCH Arena.
Për këtë sfidë, Midtjyllandi do të jetë pa, Cajusten që është i infektuar me coronavirus dhe Junior Brumando, që është i lënduar.
Next up, @fcmidtjylland (A) 👊🔴 pic.twitter.com/XluBXRw3v6
— Liverpool FC (@LFC) December 7, 2020
Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të ketë mungesa si, Thiago Alcantara, Alisson Becker, Joe Gomez, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Xherdan Shaqiri dhe Virgil van Dijk, që janë po ashtu të lënduar.
Liverpooli tashmë është i kualifikuar në fazën e eliminimit direkt si lider i Grupit D me 12 pikë, Atalanta ka tetë, Ajaxi me shtatë dhe Midtjyllandi me vetën një sosh.
Formacioni i mundshëm i Midtjyllandit: Hansen; Cools, Sviatchenko, Scholz, Paulinho; Anderson, Sisto, Oneyka; Dreyer, Kaba, Mabil.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Kelleher; Alexander-Arnold, R Williams, Koumetio, Tsimikas; Jones, Henderson, Keita; Jota, Minamino, Origi. /Telegrafi/