Liverpooli dhe Sheffield United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Reds janë nikoqir të Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Anfield nga ora 21:00.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje pas një humbje dhe një barazimit, kështu që synon t’i kthehet fitores në ndeshjen e tyre në shtëpi.
Back home 🤗 #LFC | #LIVSHU pic.twitter.com/doe8FQfmnj
— Liverpool FC (@LFC) October 24, 2020
Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore këtë sezon me katër humbje dhe një barazim, ndërsa ëndërrojnë një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Fabinho, Robertson; Henderson, Wijnaldum; Jota, Mane, Salah; Firmino;
Sheffield Utd: Ramsdale; Basham, Egan, Ampadou; Baldock, Lundsram, Berge, Osborn, Stivens; McBurnie, Brewster;
/Telegrafi/