Kampioni i Anglisë, Liverpool do të nisë rrugëtimin në EFL Cup ndaj Lincoln.
The Reds do ta zhvillojnë këtë takim në udhëtim, teksa shihen si favorit absolut për të kaluar tutje.
Ndeshja është e vlefshme për të 1/16 e finales në EFL Cup, ndërsa trajneri Jurgen Klopp i ka dhënë hapësira edhe lojtarëve të rinj për këtë sfidë.
Lincoln bënë gara në kategorinë e tretë angleze apo siç njihet ndryshe si League One, ndërsa ky takim do të jetë i pari mes dy skuadrave.
Tanimë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Lincoln: Palmer; Bradley, Montsma, Eyoma, Melbourne; Bridcutt, Edun, Jones; Grant, Anderson, Scully.
Liverpool: Adrian; N.Williams, R. Williams, Tsimikas; Grujic, Jones, Elliott; Shaqiri, Minamino, Origi.
/Telegrafi/