Telegrafi

Liverpooli lider pas fitores me ‘poker’ në derbi – The Reds nënshtrojnë Djajtë e Kuq në ‘Anfiled’

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në derbi ndaj Manchester United me rezultat 4-0 në ndeshjen e mbetur nga java e 30-të në Ligën Premier.

Kjo fitore e bën lider përkohësisht Liverpoolin, ndërsa në anën tjetër mungoi Cristiano Ronaldo pas tragjedisë familjare, ku i vdiq djali i sapolindur.

Më të filluar ndeshja, Liverpooli tregoi edhe njëherë së është favorit për titulli kampioni.

Zhvillohej minuta e pestë kur Luis Diaz shënoi gol nga afër pas asistimit të Mohamed Salah për 1-0.

Gjërat shkuan keq për Man Utd, kur Paul Pogba pësoi dëmtim dhe iu desh të zëvendësohej në minutën e 10-të.

Goli i dytë edhi në minutën e 22-të, kur Sadio Mane asistoi te Mohamed Salah i cili nuk gaboi nga afër për 2-0.

The Reds shënuan edhe njëherë në minutën e 35-të, por goli i Diaz u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të pjesë së parë Liverpooli provoi edhe për golin e tretë, por nuk ia arriti, ndërsa në anën tjetër Manchester Unitedi nuk provoi asnjëherë të rrezikojë.

Pjesa e dytë nisi me qetë, me më pak raste në fillim.

Goli i tretë erdhi në minutën e 68-të, kur Diaz gjeti Sadio Manen që shënoi për 3-0.

Në minutën e 85-të ishte momenti i Salah për golin personal të dytë, duke shënuar për 4-0.

Deri në fund nuk kishte më gola tjerë, ku Liverpooli me fitore kalon në vendin e parë me 76 pikë, por me një ndeshje më shumë se sa Man City. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore