Liverpooli nuk ka arritur të triumfojë në udhëim te Brighton, përkundër se pati epërsinë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka barazuar në udhëtim 1-1 falë një goli të pranuar në minutat shtesë nga penalltia.
Vendasit e patën mundësinë e parë për të shënuar, por mesfushori Neal Maupay dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 20-të.
Liverpooli e gjeti golin e avantazhit në minutën e 34-të me anë të Mohamed Salah, por goli i egjiptianit u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, rezultati pas 45 minutave të parë ishte i barabartë 0-0.
Dany Welbeck i vendasve pat rast të artë për të shënuar, por goditja e tij u prit nga Alisson Becker.
E në minutën e 60-të kampioni në fuqi i Anglisë shënoi golin e parë në ndeshje, kur sulmuesi portugez Diogo Jota realizoi nga distanca për 0-1.
Vendasit vazhduan sulmet duke kërkuar golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
The Reds shënuan përsëri në minutën e 84-të me Sadio Manen, por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Por krejt në fund të ndeshjes, vendasit fituan përsëri penallti pasi Andy Robertson e shkaktoi atë.
Pascal Gross mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga 11 metra për të barazuar rezultatin në 1-1.
Përkundër barazimit në udhëtim, Liverpool ka marrë kreun në Ligën Premier me 21 pikë të tubuara, teksa Brighton zë vendin e 16-të në tabelë me 10 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Liverpool do ta luaj në Anfied ndaj Wolverhampton, teksa Brighton pret Southamptonin. /Telegrafi/
9th goal of the season for Diogo Jota https://t.co/f566qvSN5r
— 🔴 The Red Debate 🎙 (@TheRedDebate) November 28, 2020
https://twitter.com/jerrykeks/status/1332692450482270212