Telegrafi

Liverpooli lëshon dy pikë nga dora

Pjesa e parë ishte tejet e baraspeshuar. Rasti i vetëm në këtë periudhë ishte transversalja e Maxi Rodriguezit.

Në fraksionin e dytë fotografi tjetër. Liverpooli me të filluar pjesa e dytë kalon në epërsi me anë të kapitenit Steven Gerrard (47’).

Nuk kaloi shumë dhe vendasit vunë nën presion Liverpoolin. Pas një harkimi fantastik të McFadden, Ridgwell u gjet më së miri përballë mbrojtjes mysafire për të barazuar shifrat.

Në vazhdim vendasit bënë presion, me Lee Bowyer që dështoi në një situatë të pastër para portierit Reina.

Në minutat e fundit Liverpooli me të gjitha mjetet sulmoi. Maxi Rodriguez dhe David N’gog nuk arritën të shfrytëzojnë dy-tri raste ideale për shënim, duke treguar se N’gog nuk është njeriu i duhur për ta zëvendësuar Torresin.

Pas këtij barazimi, vendi i katërt duket shumë larg Liverpoolit, pasi që ka 55 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë. Tottenham në pozitën e pestë ka 58 pikë ndërsa City në pozitën e katërt ka 59 pikë, ndërkohë që edhe City edhe Tottenham kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar se Liverpooli. /Telegrafi/