Telegrafi

Liverpooli i kthehet traditës për nder të 125 vjetorit, prezantohen fanellat e reja (Foto)

Liverpooli ka gjetur inspirim në të kaluarën për fanellat e reja që do të barten në sezonin 2017-18, që i bie 125 vjetori i klubit. 

Një emblemë që shkruhen vitet ‘1892’ dhe ‘2017’ do të jetë e stampuar në fannellë.

“Kjo ka të bëj me krenarinë dhe o të jetë nder për ta veshur fanellën e re, që është speciale”, ka thënë Jordan Henderson.

Po ashtu është prezantuar edhe fanella e re e portierëve.

Fanellat e reja janë prodhuar nga New Balance Football. Fanellat e reja janë prezantuar nga, Philippe Coutinho, Georginio Wijnaldum dhe Jordan Henderson.

Këto fanella do të dalin në shtije me 19 maj. /Telegrafi/