Liverpooli ka arritur ta fitojë derbin e xhiros së 20-të në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka triumfuar në udhëtim në Londër me rezultat 1-3.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por goli i Heung-Min Son në minutën e tretë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Megjithatë kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim, Roberto Firmino shënoi nga afërsia për ta kaluar Liverpoolin në epërsi 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Liverpooli e nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur Trent Alexander-Arnold realizoi në minutën e 47-të për 0-2.
Vetëm dy minuta më vonë vendasit ngushtuan epërsinë me anë të golit të shënuar nga danezi Hojbjerg.
Gjithsesi ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë.
Mbrojtësi i djathtë Alexander-Arnold asistoi për Sadio Manen i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.
Kësisoj Liverpooli kthehet te fitoret në Ligën Premier pas pesë ndeshjeve, ku pësoi dy humbje e barazoi në tri ndeshje të tjera.
The Reds me këto tri pikë ngjiten në pozitën e katërt në tabelë me 37 pikë, pesë më pak se lideri Manchester City.
Në anën tjetër Spurs mbesin në vendin e gjashtë në tabelë me 33 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0S7b19W0Pos
GOAL: Hojbjerg with an absolute ripsnorter. Back into the game! #THFC #COYS https://t.co/5FCJO3uWRy
— The Spurs Web (@thespursweb) January 28, 2021