Telegrafi

Liverpooli i kthehet më në fund fitoreve, mposht Tottenhamin (Video)

Liverpool ka fituar derbin e javës së Ligës Premier ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez, duke mposhtur rivalin e katër pozitave të para, Tottenhamin.

‘Reds’ e siguruan fitoren thuajse në pjesën e parë me dy gola të shpejt të sulmuesit senegalez, Sadio Mane.

Festa e Manes pas golit të parë

Mane shënoi golin e parë në minutën e 16 të ndeshjes, ndërsa goli i dytë erdhi dy minuta më vonë dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Tottenhami u mundua të krijoj diçka më shumë, por pa pasur sukses pasi vendasit ishin mirë të koordinuar dhe nuk lejonin befasi.

Duel gjatë pjesës së dytë

Kështu, në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast të pastër nga asnjëra skuadër dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë dhe fitoren e Liverpoolit.

Pas kësaj fitore, ‘Reds’ e shohin vetën në pozitën e katërt me 49 pikë, ndërsa Tottenhami mbesin në pozitën e dytë me një pikë më shumë. /Telegrafi/

https://twitter.com/WijnaldumLFC/status/830476746965209088

https://twitter.com/LFC_Vines/status/830475042957979648