Telegrafi

Liverpooli i kthehet fitores në Ligën Premier, mposht Huddersfieldin në udhëtim

Liverpoool (Photo by Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka shënuar fitore të ngushtë 1-0 në udhëtim te Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Pas dy barazimeve radhazi me Manchester Cityn e Chelsean, Reds i janë kthyer fitores duke mposhtur Huddersfieldin.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë, por mysafirët bënë diferencën duke shënuar një gol.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes, ku pas asistimit të mirë të Xherdan Shaqirit ishte Mohamed Salah, i cili shënoi për 0-1.

Festa e Salahut pas golit të shënuar (Photo by Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, me vendasit që tentonin barazimit dhe me mysafirët që menaxhonin lojën.

Megjithatë, edhe përkundër disa gjysmë rasteve portat mbeten të paprekura dhe Liverpooli mori një fitore të madhe me rezultat 1-0.

Shaqiri pati një paraqitje të mirë (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Reds barazojnë Manchester Cityn në krye të tabelës me 23 pikë, ndërsa Huddersfield renditet në pozitën e 19-të me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret Cardiff Cityn, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Watfordi. /Telegrafi/