Site icon Telegrafi

Liverpooli konfirmon lëndimin e Shaqirit në stërvitje

Xherdan Shaqirit nuk po i shkon asgjë për dore në këtë fillim sezon.

Anësori shqiptar fillimisht nuk po luan standard te Liverpooli, ndërsa tani është lënduar dhe do ta humb ndeshjen ndaj MK Dons në Carabao Cup.

Jurgen Klopp po e lë në stol lojtarin nga Zhegra e Gjilanit, gjersa ka pësuar lëndim në stërvitje te skuadra angleze.

Lajmin për lëndimin e Shaqirit e ka konfirmuar edhe Liverpoli, derisa ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë.

Lexo po ashtu Shaqiri flet për situatën e tij te Liverpooli: Jam pesimist

“Duhet të presim pak kohë për të parë gjendjen e Shaqirit. Ai duhet të pushoj pak”, ka thënë asistenti Pepijn Lijnders.

Padyshim se anësori shqiptar do të jetë i dëshpëruar nga kjo situatë e krijuar, pasi kishte anuluar pjesëmarrjen te Zvicra në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, vetëm që të fokusohej te The Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version