Liverpool ka konfirmuar që mesfushori brazilian, Fabinho, pësoi dëmtim të ligamentit të këmbës gjatë takimit në Ligën e Kampionëve me Napolin në mesjavë.
Reds luajtën baras 1-1 me Napolin në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.
Përveç barazimit, Liverpooli mori edhe një lajm të keq, pasi Fabinho u lëndua në fillim të ndeshjes.
Mesfushori brazilian u desh të zëvendësohej pas 18 minutave lojë pasi një rrëzimi në duel me Hirving Lozanon.
“Liverpooli mund të konfirmojë që Fabinho pësoi dëmtim të ligamentit të këmbës gjatë takimit në Ligën e Kampionëve me Napolin në mesjavë”.
“Vlerësimi i mëtutjeshëm mbi dëmtimin ka zbuluar se Fabinho do të mbetet jashtë veprimit deri në Vitin e Ri”.
“Braziliani do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të Reds në Melwood”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
Sipas mediave angleze, Fabinho pritet të mungojë rreth tetë javë dhe të kthehet në janar të vitit 2020. /Telegrafi/
We can confirm Fabinho suffered ankle ligament damage during our encounter with Napoli.
— Liverpool FC (@LFC) November 29, 2019