Klubi anglez, Liverpooli, ka konfimuar lëndimin e rëndë që Naby Keita pësoi në përballjen ndaj Barcelonës.
Keita ka hyrë në një formë të mirë në muajt e fundit duke qenë njëri nga më meritorët që Reds po luftojnë në dy fronte për trofe, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, mesfushori nga Guinea është treguar i pafat pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.
Keita u lëndua gjatë pjesës së parë dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 24-të duke u zëvendësuar me Jordan Henderson.
Tani klubi anglez ka konfirmuar lëndimin e Keitas në muskulin e epërm të këmbës dhe pritet të mungojë dy muaj.
Jürgen Klopp confirmed Naby Keita is set to miss the remainder of the season.
— Liverpool FC (@LFC) May 3, 2019
Mesfushori i ri gjithashtu do të humb edhe Kupën e Kombeve të Afrikës.
“Keita do të jetë jashtë fushave për dy muaj pas lëndimit serioz në muskul. Ai do të humbas sezonin dhe Kupën e Kombeve të Afrikës”, ka thënë Klopp në konferencë për shtyp. /Telegrafi/