Telegrafi

Liverpooli kërkon vetëm tre pikë përballë Southamptonit – formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Southampton do të takohen në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:15 në stadiumin ‘Anfield Road’.

Për këtë takim, The Reds do të jenë pa Joe Gomez, Jordan Henderson, Joel Matip, Divock Origi dhe Virgil Van Dijk që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, The Saint nuk mund të llogarisin në Ryan Bertrand dhe Smallbone që janë të lënduar, derisa Takumi Minamino nuk laun shkaku i marrëveshjes për huazim.

Formacioni bazë i Liverpoolit: Alisson, Robertson, R. Williams, N. Phillips, Alexander-Arnold, Thiago, Wijnaldum, Fabinho, Mane, Jota, Salah.

Formacioni bazë i Southamptonit: Forster, Walker-Peters, Bednarek, Vestergaard, Stephens, Walcott, Ward-Prowse, Armstrong, Tella, Adams, Redmond. /Telegrafi/