Telegrafi

Liverpooli kërkon sulmuesin argjentinas

Argjentinasi Lucas Alario është një nga synimet e gjigantit anglez Liverpool, raporton The Sun.

Sipas të përditshmes angleze Të Kuqtë e kanë monitoruar 23 vjeçarin në këtë sezon te River Plate dhe janë të gatshëm të paguajnë rreth 12 milionë euro për të, transmeton Koha.net. Klopp është duke shikuar që të përforcohet në sulm, në mënyrë që të mund të hyjë në luftë për titull.

Christian Benteke mund të largohet në afatin kalimtar veror, për shkak të mungesës së minutazhës, dhe Alario është një nga sulmuesit që Klopp është duke shikuar që ta transferojë për ta ndihmuar Daniel Sturridgen në sezonin e ardhshëm.