Pasi trajneri gjerman Jurgen Klopp është zyrtarizuar në krye të Liverpoolit, kanë ndërruar edhe objektivat e të kuqve.
Së fundmi Liverpool po ka problem me fazën ofensive dhe synon të blejë sulmues në afatin kalimtar të verës.
Emri më i ri në listën e Jurgen Klopp, është bashkëkombësi i tij Kevin Volland që aktivizohet tek Hoffenheim.
23-vjeçari shihet si adekuat për skemën e Klopp dhe Liverpool do të synojë transferimin e tij në ‘Anfield’.
Reprezentuesi gjerman ka pasur formë të mirë këtë edicion, ndërsa vlera e tij është rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/