Telegrafi

Liverpooli kërkon shumë për Gerrard

Që prej se përfundoi sezoni që posa e lamë pas, Real Madridi ka kontaktuar rregullisht me agjentin e Gerrard, Struan Marshall.

“Nëse Xabi Alonso është transferuar për 35 milionë euro, apo Kaka dhe Ronaldo për shuma astronomike, atëherë edhe Gerrard nuk ka asgjë më pak, prandaj ai nuk është në shitje”, tha një burim i Liverpoolit për AS.

E ardhmja e Steven Gerrard pritet që përfundimisht të zbardhet pas Kampionatit Botëror. /Telegrafi/